Sunday , February 28 2021

11 vjet në NATO/ Meta: Mirënjohje për ata burra dhe gra që e realizuan! Falenderime George W. Bush

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar të gjithë aktorët protagonistë që kanë luajtur një rol parësor në integrimin e Shqipërisë në NATO. Ai ka pasur një falenderim të veçantë për ish- presidentin e Presidentin e SHBA-ve, George Ë. Bush, për mbështetjen që ka treguar për vendin.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 11 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar.

Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues. Një falënderim të veçantë për Presidentin e SHBA-ve, George Ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor.

Tashmë ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 17 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria dhe Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s”, shkruan Meta, teksa bashkangjitur ka edhe një video nga momenti kur flamuri shqiptar iu bashkua denjësisht vendeve aleate.