Monday , July 26 2021

Prej disa ditësh në terapi intensive. Shërohet prej koronavirusit 80 vjeçarja nga Vlora

Ka shkuar në 99 numri i personave të shëruar nga koronavirusi në vendin tonë. Ministrja e Shëndetsisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se nënë Veziko 80 vjeç nga Vlora u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, por fatmirësisht falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëhore, sot kthehet në shtëpi.

Postimi i plotë:

Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje. Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëhore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi, e #shëruar🙏🏼

#FORCA ekipit të Infektivit