Sunday , March 7 2021

Thyen karantinën për të vjedhur marketin, pranga dy të rinjve në Elbasan

Dy të rinj kanë përfunduar në pranga, pasi thyen karantinën dhe tentuan të vjedhin një mini-market në Elbasan pranë Urës së Zaranikës.

Në pranga ranë R. Nuredini, 23 vjeç dhe E. Bylykbashi, 29 vjeç, të cilët dyshohen se janë autor të rreth 20 vjedhjeve në qytetin e Elbasanit.

Të rinjtë pas thyerjes së masave të karantinës, akuzohet se kanë vjedhur dhe pikë të kompanive celulare, një shtëpi, market etj.

Sipas policisë ato janë autor të 20 rasteve të vjedhjeve, ndërsa janë dhe me precedentë të mëparshëm penal për akuzën e vjedhjes. Arrestimi i tyre u bë në flagrancë pranë një mini-marketi që po tentonin të vidhnin.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të kryer nga dy të rinjtë.