Saturday , March 6 2021

Infektimi i kasapit në Elbasan, dalin përgjigjet e testeve për familjarët e tij.

Ditën e djeshme një kasap 62-vjeçar rezultoi pozitiv me koronavirus në qytetin e Elbasanit, i cili kishte qendruar në punë deri para katër ditësh, pavarësisht se kishte pasur simptoma të sëmundjes, duke menduar se ishte thjesht një grip. Gjatë ditës së sotme kanë dalë rezultatet e analizave për 5 familjarët e tij, nga të cilët ka rezultuar pozitiv vetëm bashkëshortja, duke e çuar në 10 numrin e të prekurve në qytetin e Elbasanit, prej fillimit të pandemisë.

Familjarët, edhe pse kanë rezultuar negativë, do të qendrojnë të izoluar në banesë, në pritje të testit të dytë i cili bëhet për konfirmimin e plotë të përgjigjeve. Për shkak të komplikacioneve  62 vjecari E. M është transportuar në spitalin Infektiv në Tiranë. Menjëherë pas daljes se përgjigjeve dje u bë dhe dezinfektimi i biznesit dhe banesës së tij, të cilat gjenden në të njëjtën godinë.

Deri tani thuhet se kasapi nuk ka pasur kontakt me 3 familjet e tjera të prekura në Elbasan nga koronavirusi, dhe ende nuk dihet se nga mund ta ketë marrë atë. Prej tre ditësh ai e kishte mbyllur dyqanin, ndërsa simptomat i kishte shfaqur më herët.

Dyshohet që të jetë infektuar nga djali i tij pasi ishte pjesë e një grupi vullnetarësh Italian që operojnë në qytetin e Elbasanit. Fakti që ai shiste mish në lagjen 11 Nentori e bën edhe më të rrezikshëm këtë rast, ndërsa blerësit e mishit kanë qenë të shumtë në numër.