Tuesday , March 2 2021

Koronavirusi mund të futet shumë lehtë në shtëpinë tuaj, këto janë objektet më të rrezikshme

Kompania e specializuar “Laundryheap” rekomandon pastrimin e pjesëve më të rrezikshme të shtëpisë, shkruan Daily Star.

Njohësit dhe ekspertë kanë dhënë këshilla profesionale për pastrim, ndërkaq pastaj kanë zbuluar që objekte të caktuara mbajnë më së shumti mikrobe dhe që është e nevojshme t’i pastroni më shumë se zakonisht.

Fjala është për këto objekte:

Leckat e kuzhinës

Edhe pse duken goxha të padëmshme, leckat e kuzhinës në të vërtetë janë vend i përshtatshëm për zhvillim të baktereve të shumta të dëmshme dhe viruseve, duke përfshirë salmonelën dhe Escheriacoli.

Meqenëse coronavirusi shkakton brengosje të shtuar, tani do të duhej çdo ditë t’i zëvendësoni leckat e kuzhinës. Pas çdo përdorimi mos e lini leckën në tavolinë të punës por vareni që të thahet.