Thursday , July 29 2021

Kohë “lufte” por Elbasan varfëria “ulet këmbëkryq” në familjen e invalidit

I sëmurë, me një banesë që rrezikon t’i bjerë mbi kokë, me një djalë me probleme të shëndetit mendor, Pëllumb Shakja nga Elbasani është duke kaluar momentet më të vështira të jetës së tij.

Të vetmet të ardhura që merr nga kempi si invalid nuk i mjaftojnë as për ushqim.

“Po të shkosh tek furri i bukës këtu, do të shohësh që kam marrë borxh 70 mjë lekë bukë. Pa bukë nuk rrihet”.

Pak vite me parë bashkëshortja e tij ndërroi jetë duke e lënë Pëllumb Shakjan të vetëm me një djalë me probleme të shëndetit mendor.

Dëshpërimi duket qartë në sytë e tij aq sa shprehet se kjo gjendje është e papërballueshme e më mirë ta prekë koronavirusi.

“Unë them që më mirë të më kapi virusi sepse kjo nuk është jetë”.

Ajo që e bën edhe më alarmante situatën është banesa në të cilën jeton ai me të birin 30 vjeç, e cila rrezikon t’i bjerë mbi kokë.

“Unë dua ndihmë, çfarë mund të bëj tjetër. Nga bashkia, komuna. Kjo është thirrja ime”. Jeta për këtë baba të vetmuar e të braktisur nga të gjithë është duke u kthyer në një mision të vështirë, ndaj sot ai ka nevojë për solidarizimin e të gjithëve./Ora News