Thursday , July 29 2021
Foto Arkiva

Kryeministri Rama përgëzon Bashkinë Elbasan. Arsyeja

Kryeministri Rama ka përgëzuar Bashkinë Elbasan për masat e marra për të ruajtur distancimin e qytetarëve të pikat nevralgjike të qytetit.

Postimi i Rames:

PËRGËZIME BASHKISË ELBASAN

*ky do të jetë standarti kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t’i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre

*deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush.