Tuesday , August 3 2021

Shqipëria në karantinë/ Qeveria mendon masat e reja, ja çfarë do të ndryshojë

Po konsiderohet nga qeveria mundesi e masave lehtesuese ne vend.

Në lehtësimin e masave do të përfshihet përdorimin i automjetit dhe zgjatja e orës së lëvizjes nga 60 minuta në 90 minuta.

Gjithashtu,  po mendon të lejojë hapjen e bizneseve të shërbimit, përveç bareve, lokaleve, restoranteve, taksitë etj.

“Do ta shtrijmë fashën orare, do të hapim dyqanet e shërbimit, përveç bareve, restoranteve, palestrave. Këto do të bëhen me pikatore, sipas kurbës së infektimit. Do na e thonë ekspertët se si do të veprojmë.

Në masat lehtësuese do të përfshihet përdorimin i automjetit dhe zgjatja e orës së lëvizjes nga 60 minuta në 90 minuta”, tha Kryeministri Rama, në komunikimin e përditshëm në facebook.