Monday , July 26 2021

Biznesmenin nga Elbasani me Covid-19 e nisën në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, testohen familjarët

Një biznesmen në Elbasan është infektuar me koronavirus.

46-vjeçari është infektuar në ambientet e aktivitetit të tij. Mësohet se 46-vjeçari është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmë pasi ka shfaqur probleme shëndetësore dhe aktualisht po kurohet.

Pasi testi i tij rezultoi pozitiv, u bënë analizat e familjarëve të tij.

Ndersa sot i është bërë dezinfektimi i banesës dhe lokalit të biznesmenit të prekur nga koronavirusi.