Monday , March 8 2021

Elbasan/ AKU inspekton 7 subjekte, nuk u gjet asnjë shkelje ligjore

Drejtoria e Autoritetit Ushqimor në Elbasan ka vijuar inspektimet, në kuadër të masave shtrënguese të ndërmarra nga qeveria për minimizimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas njoftimit të AKU, u inspektuan 7 subjekte dhe nuk janë gjetur shkelje.

“AKU Elbasan sot më date 07.04.2020 vazhdoi me inspektimin e marketeve ushqimore në Bashkitë Elbasan dhe Cërrik. Në terren ishin dy grupe inspektimi. U inspektuan 7 subjekte nga të cilat janë 3 njësi tregëtimi markete ushqimore, 2 inspektime në subjekte të shitjes

me shumice të produkteve, një baxho dhe 1 njësi përpunimi dhe tregtimi të kafes”,- njofton AKU Elbasan.

“Konstatohet se gjatë shërbimit përdoreshin maska, doreza dhe dizinfektantë. Në subjekte ishte i afishuar plani i masave për parandalimin e infeksionit COVID-19. Gjatë monitorimit nuk u konstatuan shkelje të legjislacionit në fuqi”, njofton AKU.