Tuesday , July 14 2020

Koronavirusi shmang një tjetër tragjedi në Itali

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Itali, teksa ura e Caprigliola-s është shembur. Në momentin që ura u shemb po kalonte vetëm një fugon, duke lënë të plagosur 2 personat që ndodheshin brenda.

Masat e marra nga qeveria italiane për bllokimin e qarkullimit, në kuadër të frenimit të përhapjes së koronavirusit, në këtë rast kanë shmangur një tragjedi të vërtetë. Kjo pasi ura që lidh La Spezia-n dhe Massa-n frekuentohet nga mijëra njerëz çdo ditë.

Ende nuk janë zbuluar shkaqet që çuan në shembjen e kësaj ure, ndërsa hetimet nga autoritetet italiane vazhdojnë. Një ngjarje e ngjashme u regjistrua më gusht të vitit 2018 në Itali, kur ura Morandi u shemb duke u marrë jetën 43 personave.