Monday , May 25 2020
Foto Arkiva

Lajmi i fundit. Gjendet i pajetë 38 vjeçari në Elbasan.

Një 38 vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve të para, personi është gjetur i pajetë në banesën e tij nga i vëllai. 38 vjeçari banonte në lagjen “Çlirim” të qytetit.

Ende nuk dihen shkaqet nga të cilat ka ndërruar jetë 38 vjeçari, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.