Saturday , September 19 2020

Pronari në Elbasan me COVID-19/ ISHP i kërkon policisë kamerat e sigurisë së lokalit

Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan i ka kërkuar policisë hapjen e kamerave të biznesit ku rezultuan pozitiv me koronavirus dy pronarë burrë e grua. Pak ditë më parë u publikua rasti i këtij çifti, i cili në të njëjtën kohë kur nuk lejohej kishin mbajtur të hapur lokalin e tyre. Më synim gjurmimin e rasteve të tjera që kanë të bëjnë me këtë situatë tashmë ISHP ka kërkuar ndihmën e policisë.

Deri më tani burime bëjnë me dije se janë marrë 45 monstra të personave që kanë patur kontakt me çiftin gjatë kohës që lokali qëndronte hapur. Kjo ka ndodhur në dy kohë të ndryshme. ISHP fillimisht ka marrë 20 testime, ndërsa më pas ka shtuar edhe 25 të tjera.

Gjithsesi mbetet e vështirë për të identifikuar të gjithë personat që kanë marrë shërbim gjatë kohës kur biznesi ka qenë i hapur.