Monday , September 21 2020

Dyshime në gjykatën e Elbasanit. Gjyqtarë dhe personel i nështrohen tamponit

Eshte zgjeruar rrethi i të dyshuarve me covid 19. Këtë herë u janë nënshtruar tamponeve gjyqtarë dhe personel ndihmës në gjykaten e Elbasanit. Nga burime jozyrtare mesohet se keta persona kane frekuentuar lokalin, pronari i te cilit ka rezultuar me koronavirus. Pergjigjet e tamponeve  te marre te cilet mesohet se jane te konsiderueshem pritet te vijne shumë shpejt.

Pergjigja  e tyre do te krijoje nje ide te qarte te vatres se infeksionit ne Elbasan, per te cilen edhe autoritetet jane te shqetesuara. Duket se vatra që ka shkaktuar numrin më të lartë të të infektuarve në Elbasan është restoranti në qendër të qytetit, që ka funksionuar deri të premten e javës së kaluar, edhe pse prej disa javësh Qeveria kishte urdhëruar mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, në kuadrin e masave anti-Covid 19.

Tre raste të reja me Covid-19 janë regjistruar ditën e sotme në Elbasan duke e çuar kështu në 15 numrin total të të prekurve. Bëhet fjalë për një të moshuar 78- vjeçare dhe dy partnerë, përkatësisht 39 dhe 35 vjeç.

Gjithashtu një pacient 24 vjeçar është dërguar menjëherë ditën e sotme nga spitali i Elbasanit drejt atij “Shefqet Ndroqi”, pasi i riu ishte shfaqur me temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje tek urgjenca e spitalit të Elbasanit.