Tuesday , July 14 2020
Foto Arkiva

Zjarrëfikësja hap derën me forcë, gjendet i pajetë 38-vjeçari në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin. Mësohet se një 38 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në qytetin e Elbasanit. Mësohet se i ndjeri jetonte i vetëm në banesën e tij, dhe është gjetur i pajetë në divan nga të afërmit e tij në lagjen Beqir Dardha, në katin e pestë të një pallati.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet të ketë ndërruar jete si pasojë e Infraktit. Kanë qenë familjarët ata që kanë ngritur alarmin pasi 38-vjeçari Murrizi nuk iu ishte përgjigjur telefonatave të tyre. Ata kanë njoftuar policinë e më pas është dashur ndërhyjra e Shërbimit Zjarrëfikës, për të hapur derën e banesës.

Kontakti i fundit me të afërmit ka qenë rreth mesditës. 38-vjeçari ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes së tij jetonin në Greqi.