Wednesday , May 27 2020

Habit mjeku i njohur shqiptar: Nuk më dëgjuat mua kur iu thoja atë herë, ne e kemi kaluar pikun ne…

Mjeku Gëzim Xhepa thotë se Shqipëria e ka kaluar pikun e koronavirusit që në muajin shkurt. Reagimi i mjekut Xhepa: Një pyetje kam troç për Komitetin Teknik të Shpëtimit Kombëtar nga COVID-19. A ka ardhur koha të zbutet karantina, të rriten fashat orare, të lirohet lëvizja e mjeteve ?! Ka 4 javë që prisni pikun dhe ai nuk ju erdhi ! A e konsideroni epidemi një situatë, kur në testime në popullatë të targetuar keni rezultuar më më pak se 10% pozitivitet !

Asnjëherë nuk pranuat tezën e pastër logjike mjekësore se epidemia shqiptare e kish kaluar pikun në muajin shkurt ! Asnjëherë se pranuat tezën se popullata shqiptare ashtu si dhe Italia e Jugut dhe Evropa Lindore është më rezistente ndaj viruseve të reja, për shkak të mos deformimit të imunitetit nga vaksinat!

Kur deklarova publikisht në fillim të karantinës se ky virus po sillej butë me Shqipërinë, kisha avantazhin që nuk kisha përgjegjësinë tuaj për menaxhimin e situatës dhe ju mirëkuptova për mos dakordësinë tuaj! Por aktualisht, pas katër javë karantine, ju bëj përgjegjës, që nuk shihni realitetin në sy!

Të nderuar kolegë, ju kërkoj të shihni kurbat e shfaqjes së rasteve të reja në pikun e ngjeshjes të njerëzve në gabimin qeveritar të ngushtimit të fashave orare, me tablonë epidemike aktuale të distancimit dhe disiplinimit me leje orare !

Këto kurba nuk ndryshojnë dhe flasin për dobësinë e sjelljes së virusit, si ne gjithë Vendet e Evropës Lindore ! I them gjithë këto, çiltër, pastër dhe me dashamirësi, si kolegu – kolegut, pasi paniku juaj aktual i pa justikuar po fut në recesion ekonomik Shqipërinë !

Këtë s’mund t’ia kërkoj as KM, as stafit politik që ju rrethon, sepse ata nuk mund të reflektojnë për probl€matiká të logjikës sonë profesionale ! Dashur pa dashur guximi dhe vendimmarja mbetet tek ju, duke zhveshur veten nga pandemia e panikut që ka kapluar botën !

Ka ardhur koha t’i propozoni KM zgjerimin gradual të fashove orare të lëvizjes fillimisht deri në 16.30 dhe brenda javës në 20.30. Të lejohen lëvizjet me mjete private. Të hiqen lejet e lëvizjeve përjashto pensionistët. Të lirohen shërbimet dhe bizneset, ku dyndja e njerëzve mund të disiplinohet.

Edhe nëse i shihni me dyshim këto propozime, të gjitha janë lehtësisht të rikthyeshme, nëse vërtetohen tezat e kundërta të pánikut, që e shtyjnë në mënyrë alogjike epideminë deri në qershor ! Ka ardhur koha të reflektojmë, se nëse Shqipërinë e fali pandemia, po e merr në qafë pániku, që qoftë në aspektin ekonomik, ashtu dhe shëndetësor do të prodhojë shumë më tepër viķtima, se sa numri minimal i viķtimave të COVID-it.