Tuesday , July 14 2020

Nga Librazhdi në Lombardi, flet infermierja që shkoi vullnetarisht në ‘vatrën’ e Covid-19: Pse mora vendimin të vija këtu (INTERVISTA E PLOTE)

Kjo është Manjola Roçi, një prej infermiereve që ndodhet në ‘vatrën’ e Covid-19 në Itali, si pjesë e misionit humanitar të përbërë nga 10 mjekë e 20 infermierë që u nisën nga Shqipëria në ndihmë të shtetit fqinj. Roçi ka folur për Newsbomb rreth vendimit që mori për të ikur në një nga vendet me riskun më të lartë dhe se si familja e priti këtë lajm. Ajo ka tregur se para se t’i bashkohej personelit kishte punuar si infermiere në martenitetin e Librazhdit. Roçi aktualisht ndodhet në rajonin e Lombardisë, në qytetin e Brescias, një nga qytetet më të prekura në Itali.

Më poshtë intevista e plotë me infermieren Manjola Roçi:

Fillimisht na fol pak për veten, ku ke mbaruar studimet ku punoje para se të niseshit drejt Italisë?

Jam Manjola Roçi nga Librazhdi, studimet e larta i kam mbaruar në qytetin e Elbasanit në universitetin “Aleksander Xhuvani”, për infermiere-mami bachelor dhe master. Kam pasur vetëm një eksperiencë të shkurtër në punë si infermiere në materinitetin e Librazhdit. Dhe aktualisht jam e pa punë.

Përse more vendimin të nisesh në një nga vendet më të prekura nga COVID-19?

Vendimin për të ardhur këtu e mora për një eksperiencë të re dhe pse jo t’ju vija sadopak në ndihmë personelit mjekësor këtu. Ka qenë një vendim i marrë papritur dhe pse unë kisha shpreh dëshirën për të punuar si vullnetare sapo ka dalë lajmi në Shqipëri. Thjesht më kanë lajmëruar për të ardhur këtu dhe unë kam thënë direkt PO.

Si e pritën këtë lajm familja jote dhe të afërmit e tu? A të penguan, ka pasur një moment hezitimi?

Familjarët normalisht që në fillim ishin kundër duke parë dhe lajmet qe jepeshin cdo ditë në televizion dhe ishin pak të frikësuar nga kjo pjesë, por gjithsesi më mbështetën dhe më kanë dhënë shumë forcë për të ecur përpara.

Në cilin spital ndodheni ju? Sa pacientë ndodhen momentalisht të shtruar?

Ne ndodhemi në rajonin e Lombardisë, në qytetin e Brescias. Në pavionin e infektivit ku unë jam duke dhënë ndihmën time, janë diku te 80 pacientë të shtruar dhe të gjithë janë pacientë të infektuar me COVID-19.

Tanimë po bëhen disa ditë ne spitalin në Lombardi, si ju pritën infermierët dhe mjekët atje? Ju kanë këshilluar?

Mjeket dhe infermierët këtu na kanë mirëpritur shumë mirë me thënë të drejten ne kemi ndier një emocion të madh duke qenë se ata gjatë gjithë kohës na falenderonin dhe përgëzonin për pjesemarrjen tonë aty. Normalisht që dhe keshilla kemi marrë sepse ne nuk është se jemi përballur ndonjeherë me këtë pandemi globale, normalisht qe as këta por duke qenë se janë mjek me eksperiencë, normale që dhe këshillat na nevojiten pafund.

Na tregoni si është një ditë në spitalin e infektivit, si veproni dhe si ndahen punët?

Dita në spital fillon normalisht me marrjen e turnit më pas me veshjet që vetë spitali na ka ofruar, pra veshje 1 përdorimshe dhe më pasi futemi në pavion, përshëndetemi me personelin mjekësor dhe me pas shkojmë dhe shohim pacientët dhe ndajmë punët me njëri-tjetrin.

Kemi parë se numri i vďekjeve ka pësuar një rënie të vogël, si paraqitet realisht situata atje?

Siç po thuhet edhe nëpër lajme që ka patur një rënie të lehtë të vďekjeve apo infeksioneve këtu në Itali. Ashtu edhe ne si pjesë e personelit mjekësor këtu po e vërejmë këtë gjë, ka një ulje të lehtë po kjo është një shpresë e mirë për të gjithë ne duke qenë se ky shtet është një ndër shtetet më të prekura dhe me numër të madhë të vďekjeve. Por, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim, por le të shpresojmë që gjërat të marrin për mbarë!

Mendoni për momentin kur do riktheheni në Shqipëri?

Po, normalisht e mendoj shumë pjesën që do kthehem atje duke qenë se ne morëm një bujë të madhe duke ardhur në pikun e luftás ndaj këtij virusi. Mendoj që pritja jonë do jetë po aq e madhe sa dhe ardhja jonë këtu.

Cila është gjëja më e madhe që keni mësuar nga e gjithë kjo?

Gjeja më e madhe që kam mësuar nga e gjithë kjo beteje kundrejt këtij virusi të padukshëm është që duhet të duam jetën dhe që asgjë sado e vështirë të jetë s’mundet të na mposhte dhe që vetë ne si individë mund t’ja dalim mbanë. Të kujdesemi dhe të respektojmë rregullat higjeno-sanitare.

Cili është mesazhi që do i jepnit kolegëve tuaj por edhe atyre që nesër aspirojnë të bëhen mjekë. A ia vlen sakrifica?

Të behesh pjesë e fushës së shëndetësisë e para duhet ta ndiesh dhe të kesh guxim të përballesh me çdo situatë sado e vështirë të jetë. Kolegëve të mi iu këshilloj që të tregohen të rreptë në zbatimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19. Çdo sakrificë ka një shpërblim moral dhe profesional të mëpasshëm./newsbomb