Tuesday , September 22 2020

Covid-19, biznesi i vogël në Elbasan në vështirësi. Shumë prej tyre drejt falimentimit

Edhe pse një pjesë e bizneseve janë autorizuar që të vijojnë punën sërisht, ato janë duke u përballur me vështirësi të mëdha. Një ndër bizneset e vogla më të prekur janë edhe ato të serviseve të makinave. Si masë paraprake për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në vendin tone, qeveria vendosi mos lejimin e automjeteve në qakullim, ndërkohë që ka lejuar serviset e makinave dhe gomisteritë që të punojnë. Por, kjo sipas sipërmarrësve nuk po funksionon, pasi fasha e orarit nuk është e mjaftueshme dhe ata jane duke u përballur me rënie drastike të klientëve dhe si pasojë probleme financiare.
As ditët në vijim nuk duken shpresëdhënëse për ta, pasi siç thotë Hasani, nëse kjo situatë vazhdon kështu ai shkon drejt falimentimit dhe do jetë i detyruar ta mbyllë biznesin duke lënë pa punë edhe 7 punonjësit e tij. E njëjta situatë është edhe për gomisteritë.
Edhe pse Kryeministri bëri me dije se nga e hëna do të ketë orare më të zgjatura për bizneset, sërisht lëvizja e makinave do të jetë e kufizuar gjë që do të thotë se vështirësitë për biznesin e vogël do të vijojnë./oranews