Sunday , September 20 2020

Klea Huta “thyen rregullin”, publikon foto me barkun e rrumbullakosur.

Klea Huta është një nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar. Jemi mësuar të shohim në spektakle të ndryshme, evente, apo edhe në skenë. Ndërsa së fundmi mediat shkruanin se Klea dhe Elgiti janë në pritje të një djali, duke zbuluar kështu edhe gjininë e bebit. Fëmija pritet të vijë në jetë në ditët e para të verës, ndërkohë që burime pranë çiftit tregojnë se bëhej fjalë për një shtatzëni të paplanifikuar për Klean.

Kujtojmë që Klea dhe Elgiti nuk janë të vetmit që kanë preferuar të martohen në fshehtësi, duke u arratisur në vende të bukura jashtë Shqipërisë. Një tjetër dasmë që u zhvillua larg publikut ishte ajo e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt.

Gjatë kësaj periudhe te veçantë për të, Klea është treguar mjaft e rezervuar, duke publikuar pak foto në rrjetet sociale. Po duket se së fundmi ajo “ka thyer rregullin”. Klea ka publikuar një foto, ku shfaqet duke prekur barkun e rrumbullakosur. ‘Bebi i Kleas’, shkruan ajo në përshkrimin e fotos.