Monday , September 21 2020

Rrëfehet Aurela Gaçe: Me ɗhimbje shumë të madhe e kam vazhduar gjimnazin.

E ftuar në programin “E diela shqiptare”, në Tv Klan ishte këngëtarja mjaft e dashur për publikun Aurela Gaçe. Ajo njihet për energjinë e pashtershme që përcjell në skenë dhe për emocionin që përcjell me këngët e saj. Aurela ka ndjekur studimet e larta për aktrim dhe në studio tregoi se prindërit nuk e kanë lejuar që të shkonte të studionte kanto në Vlorë dhe prandaj me ɗhimbje të madhe ka vazhduar gjimnazin, që e kishte tek dera e shtëpisë. Por sot i falenderon që nuk e kanë lejuar në atë moshë që të rrezikonte.

Ardit Gjebrea: Pse zgjodhe të ndjekësh studimet e larta në degën aktrim?

Aurela Gaçe: Unë kam mbaruar gjimnazin në ‘93, pra në kohën që unë kërkoja të shkoja në shkollën e muzikës, se duke qënë se gjithë jetën kam kënduar dhe atje e imagjinoja veten, në një shkollë muzike. Ishte periudha shumë rrezik për vajzat dhe sidomos për një vajzë si puna ime. Do thuash ti si? Tip i shkathët!

Ardit Gjebrea: Mund të ishe rrezik për të tjerët! Afrojuni po jua mbajti! Aurela Gaçe: Jo nuk kam qenë, u bëra në Tiranë kështu, sepse atje në Vlorë ishin të gjithë njësoj. Atje isha e butë unë. Ardit Gjebrea: Për çfarë studiove?

Aurela Gaçe: Atje unë shkova në gjimnaz sepse gjimnazin e kisha le të themi në derë të shtëpisë dhe prindërit nuk ishin të sigurt që unë të shkoja në Vlorë, të filja në konvikt. Ardit Gjebrea: Dhe të studioje për kanton? Aurela Gaçe: Po sepse unë kam jetuar në fshat.

Ardit Gjebrea: Meqenëse dashuroje këngën? Aurela Gaçe: Po meqenëse dashuroja këngën dhe dihej edhe nga prindërit që ajo ishte dashuria ime, unë atë ëndërroja. Me dhimbje shumë të madhe e kam vazhduar gjimnazin, mbasi prindërit më dhanë fjalën, që mbasi të rritesh edhe pak dhe të kuptosh se çfarë është e mira dhe e keqja. Se unë se kuptoja, se normal kur je 15 vjeç të duket sikur i di të gjitha, por nuk i di, sot i falenderoj që nuk më lejon të rrezikoja sepse ato mendonin si prindër unë mendoja thejsht me zemër. Kur kam ardhur pastaj në Tiranë, ëndrra ime u realizua sepse dola në festival. Por me kalimin e kohës fillova të kuptoj që më duhet të gdhendesha, le të themi që është një gur që ti tani kërkon ta kalitësh.

Ardit Gjebrea: Prindërit besonin në këtë zanat, që kënga është një zanat? Aurela Gaçe: Faktikisht babi thoshte zgjidh diçka tjetër se ja do këndosh njëherë po pastaj. Sepse nuk e imagjinonte që ky ishte profesion, nuk e kuptonte sesi mund të kthehej në profesion dhe ti mund të mbaje familjen më këtë profesion. As unë nuk e dija dhe i thosha të lutem më lër vetëm njëherë. Pastaj njëherë, aq u desh se nuk kthehesha me mbrapsht./tvklan/