Monday , January 25 2021

Arbër Arapi humb nënën; “Se kisha menduar se do të thoja kështu lamtumirë”

Arbër Arapi, këngëtari i njohur me profesionin e mjekut ka pësuar një humbje të rëndë. Nëna e artistit është ndarë nga jeta, ndërsa Arapi nuk mundi t’i ishte pranë e t’i jepte lamtumirën. Lajmin e trishtë e ka dhënë ai vetë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shkruar edhe fjalët e ndjera.

“Se kisha menduar kurrë se do të thoja kështu lamtumirë shpirti im. Ti do jesh gjithmonë në zemrat tona”- shkruan Arbëri mbi videon e realizuar me kujtimet fotografike të së ëmës.

Arbër Arapi prej pak vitesh jeton në Gjermani ku punon si mjek. Ai është i martuar me këngëtaren Marsida Saraçi, me të cilën u njoh tek “Ethet e së premtes mbrëma” në sezonin e parë. Ata janë prindër të një djali.

Arbrin si këngëtar e kemi parë në këto evente artistike: Në vitin 2002, Arbër Arapi merr pjesë në Ethet E Së Premtes 1. Në Dhjetor 2003, Arber Arapi merr pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën “Bota Ime”.

Në Dhjetor 2004, Rosela Gjylbegu & Arber Arapi marrin pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën “Peshperitje Zemrash”/ Në Dhjetor 2006, Arber Arapi merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën “Në Fund Të Botës”. Në Nëntor 2007, Marsida Saraci & Arber Arapi marrin pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën “Hapa Dashurie”. Në Dhjetor 2007, Arber Arapi merr pjesë në Festivali i 46-të në RTSH me këngën “Mall”. Në Nëntor 2008, Arber Arapi merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën “Me Ty Harruar”.