Monday , May 25 2020

Mbyllet biznesi me leje në Elbasan, ishin qytetarët që denoncuan se nuk respektohej distanca e sigurisë/ Foto

Në kuadër të masave për parandalimin e COVID-19 policia e Elbasanit ka proçeduar penalisht shtetasin Z.C. Shkak sipas policisë është bërë denoncimi nga qytetarët. Dhe pse biznesi mund të tregtonte ushqime të shpejta dhe kafe në dorë,  nuk ka respektuar distancën gjatë shërbimit me klientët, ku një pjesë e tyre konsumonin kafen dhe në brendësi të lokalit.

Pronari gjatë debatit me policinë ka kërkuar shpjegime, ku policia i ka treguar arsyen e bllokimit, telefonatat denoncuese të marra nga qytetarët për mosrespektimin e masave të sigurisë. Dhe më herët shtetasi në fjalë është këshilluar nga policia që të respektojë distancën e sigurisë. Në ndihmë të policisë kanë ardhur dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë.

Njoftimi i policisë

Në Elbasan është proceduar penalisht, për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi Z. Ç., banues në Elbasan, pasi në lagjen “Aqif Pasha”, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit konstatuan të hapur lokalin “Bar-Kafe” dhe brenda u gjetën disa persona që pinin kafe.

Po në Elbasan është proceduar penalisht dhe administrativisht shtetasi D. P., banues në Elbasan, pasi u kap duke ushtruar i papajisur me licencë, aktivitetin në lokalin e tij ”Bar-Kafe”, në lagjen “Sulë Paprri”./shqiptarja.com