Tuesday , July 14 2020

Mjeku shqiptar tregon si po e lufton Gjermania koronavirusin, strategjia që nuk po ndjek Shqipëria

Mjeku Ermal Xhaho ka zbuluar arsyen përse Gjermania ka një numër të madh të infektuarish nga koronavirusi, por me një vɗekshmëri të ulët. Sipas tij, strategjia e Gjermanisë është testimi masiv dhe kjo ka ndikuar në ndalimin e përhapjes së sëmundjes. Ndërkohë, në spitale nuk ka panik dhe të shtruarit po trajtohen me kujdes.

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, mjeku Ermal Xhaho tha: “Testimi agresiv është një masë e mirë parandaluese e vërtetuar, ndaj edhe Gjermania e ka fokusin shumë të lartë te kjo pjesë. Këtu shmangen infektimet e reja. Pra një person që diagnostikohet në fazën e hershme pa pasur simptoma duke qenë se ka qenë në kontakt me dikë tjetër, ose në simptoma të lehta mund të testohet, mund të shmangë edhe testimin e shumë personave të tjerë”.

Mjeku Xhaho që jeton në Gjermani tha se Shqipëria ka bërë testim relativisht të ulët pasi deri në këto momente, janë testuar 3877 raste të dyshuara në Shqipëri.

“Testimi agresiv është një masë e mirë parandaluese e vërtetuar, ndaj edhe Gjermania e ka fokusin shumë të lartë te kjo pjesë. Këtu shmangen infektimet e reja. Pra një person që diagnostikohet në fazën e hershme pa pasur simptoma duke qenë se ka qenë në kontakt me dikë tjetër, ose në simptoma të lehta mund të testohet, mund të shmangë edhe testimin e shumë personave të tjerë. Kapja në fazë të hershme do të thotë edhe ndalimin e infektimeve, sidomos edhe në mosha të larta”, u shpreh mjeku.

Ndër të tjera shpjegoi se një pacient që ka qenë i infektuar por nuk ka shfaqur shenja nuk përbën më rrezik për përhapje nëse është në fazën e fundit.