Tuesday , May 26 2020

Ndahet nga jeta aktorja e dashur për shqiptarët, “gruaja e hekurt”

Aktorja franceze Patricia Millardet, e njohur për shqiptarët si personazhi i filmit “Oktapodi” me komisar Katanin, me rolin e Silvia Contit, ka ndërruar jetë pasditen e sotme. Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane, sipas të cilave, aktorja ka pësuar një sulm në zemër në spitalin San Camillo në Romë.

E lindur në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e New Aquitaine, Patrica Millardet mbushi 63 vjeç në 24 Mars. Roli i magjistrates kurajoze dhe të pakorruptueshme të Silvia Contit në filmin “Oktapodi”, e kishte bërë atë shumë të njohur për publikun e gjerë.

Një rol që i kishte dhënë asaj popullaritet të madh. Ajo ishte betuar se do të hakmerrej për vɗekjen e komisarit, heroi i historisë në film, i vŕarë nga mafia. Por që nga ai moment heroina ishte bërë vetë ajo, shkruan “Repubblica“.