Saturday , September 19 2020

Qeveria thellon kufizimet drastike, nga java tjetër, mbyllje totale që nga e premtja

Kryeministri thellon kufizimet drastike duke bërë mbyllje totale të Shqipërisë jo më nga e shtuna por që nga e premtja për tri ditë rresht deri të hënën. Për më tepër, në urdhrin që mban firmën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, sanksionohet se kjo mbyllje do të jetë për çdo javë, pa afat.

Mediat zbardhën urdhrin që konstaton se duke nisur nga java e ardhshme, asnjë shërbim nuk mund të merret që nga e premtja ora 17.30 e deri të hënën në mëngjes, duke mos lejuar as dyqane dhe as lëvizje në rrugë.

Sipas urdhrit do të ndalohet lëvizja e të gjithë personave më këmbë, ose me mjete motorike si motorë apo makina, duke përjashtuar rastet e veçanta të parashikuara që në mars. Sipas urdhrit të mbrëmjes së sotme, nga nesër oraret për farmacitë, marketet dhe dyqanet e tjera ushqimore është nga 05.00 deri në 17.30