Tuesday , July 14 2020

Qyteti i Librazhdit pa drita që mbrëmë, qytetarët gjejnë zgjidhjen…porosisin bukët në Elbasan

Qyteti i Librazhdit është duke kaluar orë të vështira, pasi që prej mbrëmjes së djeshme për shkak të një defekti në nënstacion ka mungesë të elektrike. Dyshohet qe shkak është bërë mbingarkesa që ka nxjerrë jashtë funksionit trasformatorin 20kv që furnizon me energji elektrike të gjithë zonën. Per shkak të kësaj problematike furrat e bukës nuk prodhuan bukë për qytetarët. Madje edhe ata qytetarë që e bëjnë vetë bukën, nuk kanë ku ta pjekin për shkak të mungesës së energjisë.

Disa prej qytetarëve kanë gjetur si zgjidhje të porosisin bukën në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë puna në Spitalin e Librazhdit vazhdon, pasi janë vënë në punë gjeneratorët.

Nga informacionet paraprake, raportohet se OSHEE Librazhd është në pritje të ardhjes së një transformatori të ri nga jashtë vendit brenda ditës së sotme.

/oranews