Friday , July 23 2021

Shteti i parë në Evropë që mori masa kundër koronavirusit, tani gati të hapen shkollat

Danimarka është vendi i parë në Evropë që mori masa ndaj koronavirusit dhe tani pritet që të hapë shkollat. Qeveria daneze ka vendosur se duke nisur nga e mërkura do të hapet shkolla për sistemin parauniversitar, (për fëmijët deri në moshën 11 vjeç), transmeton BBC. Kryeministrja Mette Frederiksen është shprehur se është e rëndësishme që Danimarka të qëndrojë e mbyllur për sa është e domosdoshme, por sipas saj lëvizjet do të jenë të kujdesshme.

Ndalimi i mbledhjes së më shumë se dhjetë personave do të mbetet në fuqi deri më 10 maj, dhe objektet fetare, kinematë dhe qendrat tregtare do të qëndrojnë të mbyllura. Festivalet dhe tubimet masive, tha kryeministrja Mette Frederiksen. Duket se përhapja e coronavirusit në atë vend të Evropës veriore është nën kontroll dhe qeveria dëshiron të rihapë ekonominë, por kryeministrja thotë se duhet pasur kujdes.

Danimarka ishte ndër të parat vende në Evropë që aplikoi masat e izolimit që nga 11 marsi, 12 ditë përpara se të vendoseshin në Britani. Baret, palestrat dhe parukeritë u mbyllën, por shumë dyqane ishin hapur. Deri më tani në Danimarkë shënohen rreth 6 mijë të prekur nga koronavirusi dhe 273 vdekur.