Monday , May 25 2020

Rekord gjobash për këmbësorët në Elbasan në 24 orët e fundit. 2 shoferëve u hiqet patenta

Në qytetin e Elbasanit situata ditën e sotme është paraqitur e qetë ku qytetarët i janë përshtatur masave të kërkuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë vëzhgimit të bërë në disa nga rrugët kryesore të qytetit të paktë janë ata qytetarë të cilë lëvizin për të bërë pazaret e ditës. Nëpër tregje nuk ka dyndje duke përfituar dhe nga zgjatja e orarit për disa biznese. Në rrugë janë prezentë forcat e policisë dhe ushtrisë të cilat verifikojnë çdo person a është i pajisur me lejen e daljes ose jo.

Por sipas komunikatës zyrtare të policisë Elbasan, ditën e djeshme policia ka dhënë disa masa administrative si për këmbësorë ashtu edhe për automjetet. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë shkelur në masë ligjin 73 këmbësorë të cilët janë gjobitur me 10 000 lekë të reja si dhe 2 drejtues mjetesh të të cilëve u janë hequr lejet e drejtimit.