Thursday , September 24 2020

Shumë shpejt bëhet nënë, Jonida Vokshi tregon fŕikën më të madhe të burrit

Aktorja Jonida Vokshi është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe shprehet se koha ka kaluar shumë shpejt. Në lidhje me nepsin e saj gjatë pritjes së ëmbël, Vokshi pohon se është një llupëse shumë e madhe dhe fŕika e bashkëshortit të saj ishte sesa shumë ajo do shtonte gjatë shtatzënisë, por edhe tekat që do të kishte me ushqimin.

“Unë jam një llupëse e përjetshme, gjithmonë Besniku më ka thënë se nuk di si do bëhesh ti dhe nuk di si do t’ia bëjmë ne, kur të ngelesh ti shtatzënë sepse do jetë një tmeŕr i vërtetë. Nuk di sa mund të shtosh, apo nuk di tekat që do kesh në ushqim, me nepset. Por nuk më ka ndryshuar asgjë dhe shyqyr Zotit, se unë aq shumë neps që kam në përditshmëri dhe aq e shijoj dhe më pëlqen ushqimi, nuk do ishte fare e nevojshme që të shtoj gjatë shtatzënisë.

Por falë Zotit jam pothuajse njësoj, sigurisht që përpiqem të bëj kujdes për ushqimin në sensin që marr gjithçka. Jam konsultuar me gjinekologen time, marr çdo gjë që duhet për të mirën e bebit, që prej fillimit, e kështu ia bëj edhe qejfin vetes”, tha Jonida në emisionin “Rudina”.

Lidhur me lëvizjen gjatë shtatzënisë në kushtet e izolimit prej koronavirusit, ajo tregoi se mundohet në oraret e lejuara, në vendet që janë pothuajse me më shumë gjelbërim, ku del dhe ecën nga 30 minuta deri në një orë. Jonida tha se mban edhe muskujt në lëvizje sepse gjatë muajve të fundit është e këshillueshme kjo gjë dhe nuk është aspak mirë që ne të rrimë shtrirë gjatë gjithë kohës. “Sigurisht mundohem me këto kushte, por pa i bërë presion vetes”, tha ajo.