Wednesday , May 27 2020

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë sot në Elbasan

Nje ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme ne Elbasan, 100 metra larg Gjykates se Re Elbasan. Sipas burimeve nje grua e moshuar, e cila jetonte e vetme ka humbur jeten. Raportohet se gruaja kishte disa dite e pafuqishme  dhe nuk i eshte pergjigjur telefonatave te birit. Pasi nuk eshte pergjigjur ne telefon, djali ka shkuar tek shtepia e nenes, ku serish nuk eshte pergjigjur dhe nuk i eshte hapur dera.

Ne vendngjarje ka shkuar policia, ambulanca dhe zjarrfikesja. Ende nuk eshte e qarte cfare ka ndodhur, per te moshuaren qe jetonte ne katin e peste. Banesa e te ndjeres eshte 100 metra larg lokalit prane gjykates se re Elbasan qe u quajt nga Drejtoria e Shendetit publik “Vatra e nxehte e Koronavirusit” ne Elbasan.

Futja brenda apartamentit ku jetonte e vetmuar gruaja e moshuar është mundësuar nga PMNZSH, të cilët kanë arritur fillimisht të futen nga dritarja e katit të pestë dhe më pas është bërë hapja e derës së apartamentit për t’u futur në të i biri dhe policia, që kanë konstatuar se e moshuara që jetonte e vetmuar ishte pa shenja jete.