Tuesday , May 26 2020

Duket se ka nusur “luƒta” mes Arbanës dhe Aulonës

Ditën e sotme gazetarja Aulona Musta gjatë një videoje live për ndjekësit e saj në Instagram dashur pa dashur hodhi një thumb për Arbana Osmanin. Ndonëse nuk e tha hapur emrin e moderatores shqiptare, ajo e quajti të turpshëm veprimin që bëri Arbana pak ditë më parë. Aulona u shpreh se nuk do të përdorte asnjëherë statusin e saj të gazetares për të shkuar në Durrës dhe të bëjë plazh (veprim që bëri pak ditë në parë Arbana).

“Unë jam tip që nuk e kam qejf t’i thyej rregullat. Më duket shumë e turpshme që të më ndalojë policia dhe unë t’i them se po shkoj në Durrës të bëj një kronikë, edhe ndërkohë të postoj foto në Instagram. Dhe në fakt në fund kronika nuk ekziston fare”, shprehet moderatorja. Lidhur me këtë deklaratë të gazetares ka reaguar tërthorazi edhe Arbana, e cila ka gjetur mundësinë të shfrytëzojë komentin e Xhemit.

Moderatorja ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me një fund të shkurtër dhe në të Xhemi i shkruan: “Ti qofsh që shkon në punë me shalë jashtë”. Ndërkohë këtij komenti Arbana i është përgjigjur me një kunjë për Aulonën.

“Apapapap sa xheloze të ka bërë karantina edhe ty si disa”, shkruan Arbana. Kujtojmë se pak ditë më parë Arbana u komentua gjatë për shkak të thyerjes së rregullave të karantinës. Moderatorja publikoi në Instagram një foto ku shfaqej në detin e Durrësit dhe u justifikua me faktin që aty ka shtëpinë. Megjithatë, ky gjest i saj tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi është kundër rregullave të vendosur për shkak të situatës.