Sunday , September 20 2020

Elbasan, Dyshime se Covid-19 mund të jetë rikthyer tek bashkëshorti i bankieres, tjetër familje 6 anëtarëshe shfaq shenja. Kryhen tamponet

Ka rezultuar pozitiv me Covid-19 bashkëshorti i punonjëses së një banke të nivelit të dytë në Elbasan. Inicialet e tij që janë G.M., 63-vjeç. Ai kishte rezultuar negativ në testimin e parë ndërsa në të dytin është konfirmuar si pozitiv ndërkohë që bashkëshortja e tij prej disa ditësh po lụfton me Covid-19. Fakti që tamponi i marrë ka rezultuar pozitiv ka dyshime që virusi të jetë rishfaqur tek ai.

Pas konstatimit të rastit të bankieres, disa ditë më pare u testuan edhe 22 kolegët e saj ku përgjigjet kanë rezultuar negative. Edhe 2 vajzat e çiftit kishin rezultuar pozitive me Covid 19. Për shkak se gruaja vuante nga diabeti, u transferua drejt spitalit Infektiv në Tiranë, ndërsa vajzat e saj janë karantinuar në banesë.

Dy vajzat janë drejt shërimit, ndërsa bashkëshorta e cila shfaqi komplikacione pasi më herët ka patur probleme me mushkërite vijon të marrë ndihmë mjekësore te Infektivi. Ka dyshime se një familje tjetër është e infektuar me Covid-19 në Elbasan. Sot janë marrë tamponët e familjes 6 anëtarëshe, e cila ka shfaqur simptoma, ndërsa përgjigjet pritet të vijnë ditën e nesërme.

Faxëeb.al raportoi se kryefamiljari i cili ndonëse kishte rezultuar negativ pas marrjes së tamponëve dyshohet se ka infektuar bashkëshorten punonjëse banke dhe dy vajzat e tij të rritura.

Mësohet se më datë 14 mars burri në profesion përkthyes ka pasur kontakte me familjen e infêktuar me herët në Elbasan, konkretisht me kryefamiljarin 62 vjeç.

Pavarësisht se ky i fundit ishte vënë në dijeni nga DSHP për kontaktet e tij dhe punonjësit e kësaj  të fundit ishin lidhur me kryefamiljarin e familjes se infêktuar së fundmi ai i kishte shpërfilluar telefonatat dhe informacionin. Madje nuk ka vënë në dijeni as familjen e tij.

Madje ka vijuar të jetë në punë. Kontaktet e tij me qytetarët kanë qenë të shumta, ndërsa po kaq shqetësuese janë edhe kontaktet e bashkeshortes së tij me detyrë Zv.Drejtore banke me stafin dhe më pas me qytetarët.

Numri i personave të infektuar në këtë qark regjistruar zyrtarisht arrin në 16.

(FAXWEB.AL)