Tuesday , May 26 2020

Elbasan, ISHSH kryen 163 inspektime në subjektet e ndaluara, çfarë u konstatua?

Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, dega Rajonale Elbasan ka kryer ditën e sotme 163 monitorime në Elbasan, Librazhd dhe Gramsh, ndërsa vlerëson se subjektet e lejuara të vijojnë aktivitetin kanë zbatuar masat e sigurisë, të caktuara nga qeveria për mënjanimin e përhapjes së COVID-19. Sipas njoftimit të ISHSH, në këto qytete janë kryer 2 inspektime, 1 në prodhim ushqimor, 1 në market dhe nuk u konstatuan shkelje.

“Subjektet e përcaktuara në urdhërin e MSH janë të mbyllura, subjektet e hapura kryesisht furra buke, markete dhe farmaci zbatojnë të gjitha udhëzimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, – tha ISHSH.

ISHSH sqaron se “në mënyrë më të detajuar janë monitoruar: 22 furra buke: 41 bar kafe/ restorante/ piceri, 44 markete/ super markete/ dyqane mishi, 10 farmaci, 3 klinika dentare, 9 berberë, 16 materiale ndërtimi dhe aktivitete të tjera si dhe 18 Zyra Shërbimi”.

Monitorimet janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, Njësine Vendore të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, Librazhd, Gramsh.