Monday , May 25 2020

Prej dy ditësh nuk u përgjigjej telefonatave, Gjendet e pajetë në banesë një grua në Elbasan, policia hyn nga dritarja

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj rreth orës 19.00 të së mërkurës. Vdêkja e saj është zbuluar, pasi i biri i kërkoi ndihmë policisë lokale, teksa prej dy ditësh ajo nuk i përgjigjej më në telefon. Futja brenda apartamentit ku jetonte e vetmuar gruaja e moshuar është mundësuar nga PMNZSH, të cilët kanë arritur fillimisht të futen nga dritarja e katit të katërt dhe më pas është bërë hapja e derës së apartamentit për t’u futur në të i biri dhe policia, që kanë konstatuar se e moshuara që jetonte e vetmuar ishte pa sheja jete.

Trupi i saj është dërguar në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit për t’i bërë autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdeķjes së saj.