Friday , July 23 2021

Rinisin kolaudimet/ Hapen sportelet për rinovim lejesh drejtimi dhe taksat

Pas pezullimit të punës drejtoria e Transportit Rrugor ka rinisur punën me kushtin që qytetarët të rezervojnë takime online dhe të respektojnë distancën. “Kemi shërbime rinovimi leje drejtimi, leje qarkullimi, regjistrim dhe çregjistrim”.

Në vendin tonë janë aktive dhe të regjistruara 619 mijë automjete dhe 20 mijë të tjera janë të çregjistruara përkohësisht. Në këtë kuptim, pavarësisht pandemisë qytetarët nuk i shpëtojnë dot pagimit të taksave të tyre.

Nëse nuk paguajnë do paguajnë kamat vonesën si penalitet. Por ndërkohë falen gjobat për kolaudimin nga data 13 mars e deri më tani.