Sunday , September 20 2020

Shtohen rastet me Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Shkon në 25 numri total i viķtimave me COVID-19 në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital një 90 vjeçar i infektuar me koronavirus , i cili kishte sëmundje bashkëshoëruese, diabet, astma bronkiale dhe hipertension. Ai ndodhej prej 11 ditësh i intubuar në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 19 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 494.

Një ditë më parë u konstatuan 8 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja janë konstatuar kryesisht në Tiranë dhe Kukës. Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë.

Madje, Shkodra ditët e fundit është kthyer në një vatër të rrezikshme të koronavirusit në vend duke shënuar raste të shumta në çdo përditësim nga autoritetet. 11 në Tiranë,1 në Krujë, 1 në Korcë, 1 në Elbasan dhe 5 raste të reja në Kukës, njëri prej të cilëve është personel shëndetësor. Në total deri më tani në Shqipëri janë kryer 4558 teste, ku 494 kanë rezultuar pozitiv.  Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 237 raste – Durrës 42 raste – Lushnje 6 raste – Elbasan 16 raste – Fier 32 raste – Kavajë 8 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 18 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 71 raste – Lezhë 14 raste – Berat 2 rast– Has 13 raste– Krujë 7 raste-Tropojë 4 raste– Pukë 5 raste– Mirditë 3 raste – Kukës 6 raste

Burimet konfirmojnë se ISHP ka kryer 58 tamponë nga të cilët 27 i janë bërë personelit mjekësor dhe pjesa tjetër janë familjarë dhe kontakte të tyre. Nga personeli mjekësor rezultoi vetëm një infermiere e urgjencës, ndërsa nga kontaktet vetëm 4 familjarë duke e çuar numrin e të prekurve në Kukës në 6 persona.