Wednesday , September 30 2020

Digjen dy makina në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve të para mësohet se dy makina kanë marrë flakë. Raportohet se ngjarja nga ndodhur pranë bulevardit kryesor të qytetit. Banorët kanë lajmëruar zjarrëfikësen e cila ka shkuar në vendgjarje dhe ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Banorët kanë treguar se fillimisht kanë dëgjuar një shpërthim dhe më pas kanë parë flakët të cilat kishin përfshirë makinat. Ajo çka është vënë re është se makinat nuk kanë qenë pranë njëra tjetrës çka shton dyshimet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Gjithashtu edhe grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në djegien e makinave.