Saturday , May 30 2020

Dy ditë pa dalë fare, në Elbasan qytetarët dynden në tregje për të bërë pazaret vetëm pak orë përpara mbylljes

Vetëm pak orë përpara mbylljes së orarit të kërkuar nga qeveria ditën e sotme në Elbasan situata është si një ditë e zakonshme. Gjatë një vëzhgimi të bërë në tregun ushqimor të qytetit, ka njerëz të shumtë, por jo vetëm këtu radhë janë regjistruar dhe në zyrat postare, ky numri i shtuar ka ardhur si pasojë e karantinimit të plotë në dy ditët e ardhshme.

Dhe në tregun e Elbasanit pas mbylljes prej një muaji janë shtuar masat mbrojtëse ku çdo qytetar që futet në tregun e fruta-perimeve duhet të hyjë në tunelin e dezifektimit dhe më pas të vazhdoj për të blerë ushqimet. Nga ana e policisë bashkiake janë marrë masat që asnjë qytetar të mos hyj në treg pa vendosur maskat dhe dorezat.

Ditën e sotme tregu është insepktuar nga Vjollca Braho Kryeinspektorja e Shëndetit Publik dhe kryetari i bashkisë Gledian Llatja. Llatja gjatë inspektimit të bërë në treg pas masave të marra nga bashkia e qytetit u shpreh i kënaqur që qytetarët tashmë janë sensibilizuar.