Saturday , September 19 2020

Gjoba apo heqje patente gjatë karantinës? Rama jep lajmin e mirë, por ka edhe një paralajmërim: Kujdes

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një lidhje live në rrjetin e social në Facebook, ku edhe shkruan se do të japë një mesazh për 3 javë që sipas tij do të jenë shumë të rëndësishme lidhur me koronavirusin në vend. “Kemi bërë operacionin më masiv të mbështetjes së njerëzve në nevojë në këto 30 vite. Sot është krenaria legjitime për bilancin e kësaj përpjekje kombëtare në funksion të mbrojtjes. Sa keq do të ishim nëse s’do kishim bërë kështu” tha Rama.

“Janë ekzekutuar deri më tani 7107 gjoba për këmbësorë dhe 1941 gjoba për drejtues automjetesh të cilat janë shoqëruar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet dhe bllokim të automjetit. Sot kemi vendosur të falim gjobat dhe të kthejmë tek të zotët të gjitha patentat e bllokuara. Të gjithë qytetarët javën e ardhshme të vijojnë të gjithë të barabartë. Por më pas nuk do të ketë kthim pas, çfarë iku iku. Edhe ata që gabuan le të marrin të drejtën e të qenit të pa dyshuar si të pa bindur dhe le të kthehen si të gjithë të tjerët. Ama kush nuk do të dojë të jetë njësh me interesin e vendit do ta paguaj me të gjitha pasojat e rënda penale nga ajo që miratuam dje në Kuvend. Kjo vjen për të mbrojtur shëndetin.“ tha Rama.