Wednesday , September 23 2020

“Në Shqipëri ka grupe popullatash që nuk preken nga Covid-19”, mjeku tregon si e shëruan pacientin me kancer në mushkëri

Mjeku Renato Osmenaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në me gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo javë” në “News 24” deklaroi se koronavirusi ka fuqi shkatërruese, sidomos për mushkëritë. “Ajo çka unë jam krenar ta them pa ngurrimin më të vogël, realisht që nga cdo cep i Shqipërisë është bërë një punë kolosale.

Ishte hera e parë që ndesheshim me këtë fatkeqësi. Kemi shërbyer njerëz pa asnjë lloj seleksioni, pavarësisht moshës apo sëmundjes që kishte apo infektimit. Ne si imazheri besoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur, me anë të testimit me skaner të mushkërive.

Klasifikimi të ndan në katër stade, ku stadi zero kemi quajtur të sëmurët me tampon pozitivë, stadi i dytë kemi quajtur prekjen nga dita e dytë apo e tretë. Stadi tre kemi quajtur kur është prekur mushkëria më shumë se një e dyta. Stadi i tretë pra kanë mushkërite të prekura shumë. Të gjithë të sëmurët që shkojnë në spital, kryejnë ekzaminim të mushkërive”, tha Osmenaj. Gjithashtu doktori ka treguar sesi kanë shëruar nga koronavirusi një pacient me kancer në mushkëri, ndërsa tha se beson se Covid-19 ka hyrë në Shqipëri në fund të shkurtit.

“Kemi shëruar edhe persona që kishin koronavirus dhe bashkë me të edhe kancer në mushkëri. Ky është rasti i tretë i kancerit të mushkërive që kemi shëruar nga Covid-19. Në botën perëndimore, janë zgjedhur të sëmurët që do të hospitalizohen. Nuk janë shëruar nga Zoti, por nga doktorët. I kanë shëruar doktorët, me ndihmën e Zotit.

Unë besoj se Covid-19 në Shqipëri ka hyrë në fund të shkurtit. Mua më është raportuar se ka pasur humbje jetësh në spitale private më 25 shkurt, e mjekët nuk e kanë kuptuar nga se ka ndërruar jetë. Gjendja tani është shumë më e mirë. Jemi ambientuar me virusin. Në Shqipëri ka grupe popullatash që nuk preken nga koronavirusi.

Shqiptarët janë njerëz me imunitet. Ky virus ngjan me tumoret. Duhen marrë masa dhe e dyta është diagnostikimi sa më i hershëm. Virusi nuk vŕet, nëse qëndrojmë gjallë e jo të fjetur”, u shpreh Osmënaj. Sa i takon gjendjes së mjekut Xhaxho, ai tha se beson se shumë shpejt do të shërohet. “Xhaxho besoj për dy ditë do të rezultojë i shëruar edhe me tampon, sepse klinikisht është i shëruar. Kur të shërohet edhe zyrtarisht, do të shkojë në shtëpi”, përmbylli mjeku Osmënaj.