Tuesday , May 26 2020

Çfarë ndodhi sot në Tiranë, Ministrja Manastirliu dorë për dore me të bijën.

Gratë dhe fëmijët i janë gëzuar sot daljes nga izolimi dhe i kanë pasur rrugët dhe qytetin të gjithë të lirë për ta shijuar me biçikleta apo më këmbë. Ndërsa nënat kanë dalë edhe më parë për ndonjë pazar apo për punë, fëmijët kanë qenë të privuar nga shëtitjet dhe daljet prej një muaji e gjysmë.

“Festës” së disa orëve liri i është bashkuar sot edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila me vajzën e saj ka dalë shëtitje në qendër të kryeqytetit ashtu siç kanë bërë dhe shumë nëna të tjera. Madje ka përfituar për të shkrepur disa foto me prindër e fëmijë të tjerë.

Të gjitha rrugët, shëtitoret e rrugët Tiranës por edhe qyteteve të tjera sot janë pushtuar nga nënat dhe fëmijët deri në 10 vjeç. Tek tuk shëtitjeve i është bashkuar dhe ndonjë baba. Si për shembull, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, që ka thyer rregullin për të dalë një xhiro me të birin.