Sunday , September 20 2020

Kaos në ligën skoceze, Celtic drejt titullit në tavolinë.

Kampionatet në divizionin e dytë, të tretë dhe të katërt u deklaruan përfundimisht të mbyll pas një votimi të kryer gjatë kësaj jave nga klubet duke përcaktuar edhe skuadrat kampione respektive dhe kjo i jep Premier Leagues Skoceze pushtetin për të ndërprerë edhe Premiershipin që do të kurorëzonte në mënyrë automatike si kampion të vendit Celtic Glasgow, dicka që nuk pëlqehet aspak nga rivalët e Glasgow Rangers. ‘Votimi ishte dicka aspak e këndshme, duhet të hapen hetime-u shpreh trajneri i Rangers, Steven Gerrard.

Ditën e mërkurë, pas një pritje të gjatë dhe pas votës së Dundee United u mbyllën kampionatet e Divizionit të dytë, të tretë dhe të katërt dhe Dundee, Raith Rovers dhe Cove Rangers u shpalllën kampionet e ligave respektive. Edhe pse votimi kisjhte të bënte vetëm me kategoritë inferiore të futbollit skocez, rregullorja parashikon edhe dhënien e titullit në tavolinë Celtic Glasgow që kishte krijuar një avantazh prej 13 pikësh kundrejt rivalëve të Rangers që e kundërshton me forcë këtë opsion.

Megjithatë vendimi përfundimtar pritet të jepet pas takimit të radhës së UEFA, por vështirë se Ceferin do të japë një mendim negativ. pas vendimit të Belgjikës për të deklaruar të mbyllur kampionatin, kreu i UEFA nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndjekjes së kësaj linje për pjesën më të madhe të kampionateve në Evropë me përjashtim të Ligave më të rëndësishme të kontinentit ato në Spanjë, Francë, Gjermani, Angli dhe Itali