Friday , September 25 2020

Rozana Radi rrëfen sëmundjen që e ka shoqëruar gjithë jetën.

Këngëtarja Rozana Radi e ftuar në një lidhje direkte për emisionin ‘Jo vetëm modë’, rrëfeu se vụan nga një sëmundje. Ajo shtoi se vuan nga Hipokondria, e cila është një çrregullim kur një person ka fŕikë të pabazuar se vuán nga sëmundje të ndryshme. ‘Hipokondria quhet, është një lloj sëmundje që e kalojnë të gjithë studentët e mjekësisë të vitit të dytë fakultet.

Ata lexojnë shumë dhe mendojnë se çdo gjë që ata lexojnë, çdo sëmundje e kanë në trup. Unë këtë e përjetoj gjatë gjithë jetës sime, vazhdoj të mbetem në vit të dytë ne fakultet dhe kjo më bën të ndihem dhe e re në moshë gjithë jetën. Quhet hipokondri dhe po jam hipokondrite’, tha këngëtarja. Gjatë kësaj periudhë, ku këngëtarja duhet të qëndrojë në karantinë, si masë e ndërmarrë kjo nga qeveria për shkak të COVID-19, këngëtarja tregoi se fŕikërat i janë shtuar akoma më shumë.

‘Janë shumuar friķërat e mia, janë bërë në katror, por megjithatë këto dy ditë që dola, me thënë të drejtën jo se nuk kam qenë e kujdesshme. Më shqetësojnë njerëzit që nuk janë të kujdesshëm, që nuk i ruajnë distancat. Dhe mendoj nëse nuk do të isha një njeri pa simptoma, por do ta kisha kaluar si sëmundje, do mundohesha të ruaja distancat për vetë faktin, se do doja një botë të pastër, pa epidemi, një botë sociale’, u shpreh Rozana.