Wednesday , May 27 2020

Çfarë do të ndodhë me qytetarët këtë fundjavë? Balla ‘zbulon’ vendimin e radhës se Ramës

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se Shqipëria është në një fazë të re dhe optimiste për sa i përket situatës së Covid-19. Në një lidhje direkte për News 24, ai është shprehur se edhe gjatë kësaj fundjavës që vjen kryeministri Edi Rama konsultuar me ekspertët do të vendosin që familjet shqiptare të qendrojnë në shtëpi.

Sipas Ballës, qeveria jonë i referohet shpeshherë shtetit gjerman dhe masave të marra nga ai. ‘Jemi në një fazë të re. Kryeministri Rama dhe qeveria kanë vendosur të lehtësojnë masat në këtë luftë me armikun e padukshëm.

Ne i referohemi shpeshherë Gjermanisë si një standard në Europë për masat si distancimi social që ata kanë. Masat shtrënguese padyshim që do të vijojnë. Edhe kjo fundjavë që vjen, unë mendoj që kryeministri konsultuar me ekspertët do të marrin vendimin që familjet shqiptare do të qendrojnë në shtëpi. Historia ka treguar që sa më shumë të jemi të kujdessshëm, aq më shumë janë lehtësuar. Këto i kemi parë në shumë raste’, tha Balla.