Sunday , September 27 2020

Covid-19 në Elbasan, testohen 3 raste të dyshuara

25 raste të reja me Covid-19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit nga 242 testime të kryera duke e çuar në 609 numrin e të infektuarve nga  6017 teste që janë kryer në total.

Që prej datës 9 prill kur u konfirmuan 3 rastet e fundit me Covid-19 Elbasani vijon në shifrat e 16 personave të prekur nga Covid-19. Situata në qytet paraqitet e qëndrueshme, ndërkohë që bashkitë e tjera të qarkut Elbasan nuk janë prekur.

Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka rast të ri. Por harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë. Nga gjurmimi epidemiologji në Krujë, ku ka shpërthyer vatra më e rrezikshme e përhapjes së COVID-19 në një fasoneri fabrikë këpucësh, ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin janë 8 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.  Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë, ku prej më shumë se një jave vijon tendenca ku numri i të shëruarve është më i lartë.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmụndje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.