Saturday , May 30 2020

“Javën e ardhshme zgjerohet orari…”, Rama jep lajmin e mirë: Më 4 maj do të…

Kryeministri Edi Rama me anë tënjëkomunikimi “live” në Facebook ka bërë publike vendimet e reja për lehtësimin e masave të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kreu i qeverisë tha se javën e ardhshme do shtohet orari që qytetarët kanë në dispozicion për të bërë pazaret, ndërkohë që do të nisë hapje e rrugëve ndërqytetëse për lëvizjen me taksi.

Po ashtu Rama paralajmëroi se nga 4 maji do lehtësohet akoma më shumë lëvizja brenda qyteteve dhe gjitashtu do të hapet edhe blloku i tretë i bizneseve.

Deklarata e kryeministrit:

“Përshëndetje të dashur miq. Së pari, armiku i padukshëm që po luftojmë nuk ikën për faktin se ne mbyllemi brenda po nuk doli vaksina. Prandaj, ne duhet të bashkëjetojmë me të. Kjo do të thotë se hapja e domosdoshme duhet të jetë graduale. E di që iu kanë lodhur e mërzitur lejet, autorizimet, ndryshimet, por duhet të kuptoni të gjithë që kjo është një dhimbje koke për ju dhe për ne, edhe për mua që kam një përgjegjësi kaq të madhe që t’ju mbroj nga e keqja më e madhe. Javën e ardhshme ne do ta rrisim orarin e daljes në pazar dhe do hapim rrugët ndërqytetëse për shërbimet taksi, për të lehtësuar sado pak njerëz që kanë nevojë të lëvizin se kanë mbetur andej apo këtej nga një qytet në tjetrin. Dhe nga e hëna, 4 maj, do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qyteteve, qoftë me këmbë, qoftë me makinë madje pa e kufizuar tek makinat që duan të shkojnë në punë. Po ashtu do hapim dhe bllokun tretë të bizneseve. Kjo patjetër që do të ndihmojë ekonominë familjare të atyre që dalë ngadalë do të kthehen në punë prandaj edhe pak durim se pavarësisht se e di që është më e lehtë ta thuash s’ka rrugë tjetër”- deklaroi Rama.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë tha se javën e ardhshme do të merret dhe një vendim për shkollat e universitetet, megjithatë kjo do tëkërkojë kujdes të madh pasi rrezikohet mbipopullimi i tyre:

“Deri në fillim të javës tjetër, do kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Nuk është e lehtë. Harrojeni Suedinë. Vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht. Me të gjithë kryeministrat që kam folur thonë se nuk e dinë se ca do bëjmë. Ne kemi dhe një taksirat tjetër, pasojat e tërmetit. Ku kemi humbur shumë shkolla në zonën më të populluar të Shqipërisë, dhe kjo na ka mbipopulluar shkollat. Ndaj risku nëse hapim shkollat dhe ai është i madh.”

/News31.al