Monday , May 25 2020

Kryeministri u thotë hapur qytetarëve cilat qytete do hapen dhe cilat jo

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët ka thënë se po përgatitet hapja graduale e qyteteve. “Do përdorim një taktikë gjatë fazës së dytë. Do hapemi me kujdes dhe jo njësoj. Ne hyjmë në vendet më të suksesshme aktualisht. Numri i jetwve tw humbura për 1 milion banorë dhe numri i i jetwve tw humbura me të infekuarit.

Masat kanë dhënë efekt. Keni qënë engjëjt mbrojtës të familjeve tuaj.  Po të shohim hartës se vala nuk ka qënë e njëjtë. Do hapemi njësoj po jo kudo. Në një zonë si Gjirokastra do të keni më shumë lehtësi, në një zonë si Kruja asnjë lehtësim, Tirana apo Durrësi me lehtësim të moderuar. Kjo qasja taktike do të na lehëtësojë dhe do të garantojnë një hapje të sigurtë dhe një risk të ulët. Brenda disa bashkive mund të lehtësojmë shumë lëvizjen. Po ashtu edhe fashat orare nuk kanë pse të jenë njësoj.”

Më tej Rama shtoi: “Faza dy e strategjisë tonë të lụftës me këtë aŕmik nuk ndryshon shumë me vendet e tjera, por qasja jonë në këtë fazë do të jetë pak më ndryshe. Do të filloj nga Pse-ja! Ne jemi të ekspozuar nga mundësia që ai të na godasë përsëri, prandaj mblidheni mendjen top se deri kur të dalë vaksina do të jemi në çdo moment të vëmendshëm si shoqëri të mos goditemi.

Deri në daljen e vaksinës normaliteti ynë i ri nuk do të ngjajë me atë të mëparshmin. Ne nuk duhet të shkelim në shtëpitë e njëri-tjetrit pa u zhdukur më parë ky aŕmik. Ne do të përdorim një taktikë të coptimit të valës së armikut në fazën e dytë. Do të hapemi me kujdes dhe do të hapemi kudo, por jo kudo njësoj dhe njëkohësisht. Ne hymë në grupin e vendeve më të  sukseshme aktualisht.”