Tuesday , May 26 2020

Gruaja me COVID-19 shkoi në spital, karantinohet i gjithë stafi mjekësor në Elbasan

Pas rastit më të fundit në Elbasan, ku shoferi i një fasonerie doli pozitiv me koronavirus bashkë me bashkëshorten e tij, shtohet fŕika për stafin mjekësor në spitalin e Elbasanit. Bashkëshortja e shoferit të fasonerisë mësohet se para tre ditësh ka marrë shërbim mjekësor në Urgjencën e qytetit të Elbasanit.

62-vjeçarja është paraqitur në Urgjencën e Elbasanit me temperaturë dhe probleme me zemrën. Për problemet me zemrën gruaja ishte mjekuar dhe më herët. Dhe pse stafi mjekësor ka qenë i pajisur me masa mbrojtëse, fŕika te ngelet duke mos ditur sesa efektive kanë qenë masat mbrojtëse.

Pas konstatimit të gruas me koronavirus, mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer janë karantinuar në shtëpi. Dhe pse testet kanë dalë negative stafi vijon të qëndorjë në karantinë deri në pritje të testit të dytë.  Mësohet se 62-vjeçarja është vizituar nga zemra, pasi më herët kishte shfaqur probleme kardiovaskulare. 

Kujtojmë se ditën e djeshme ajo u nis me urgjencë drejt spitalit infektiv në Tiranë. Nga ana tjetër pas konfirmimitt se ishin të prekur me COVID-19, bashkëshorti njëheraz shofer tek një prej fasonerive në Elbasan vijon të mbetet i izoluar në banesën e tij.

Pas identifikimit të rastit më të fundit në Elbasan janë marrë tamponet për 11 kontaktet e ngushta të çiftit, ku fatmirësisht të gjitha përgjigjet kanë dalë negative. Por nga ana e ISHP. konfirmohet se do të testohen të gjithë punonjësit e fasonerisë.