Tuesday , May 26 2020

Për Dhuratën: Një mësuese u largua nga jeta sot!

PER DHURATEN,

Nje mesuese u largua nga jeta! Sa keq!

Nuk pres qe media ta beje lajm largimin e nje mesuesi nga kjo jete, sepse natyrisht kur flitet per te ne emisionet e tyre vetem mesues nuk ka ne panel.

Sot degjova lajmin e dhimbshem se DHURATA CAPJA SULMINA u largua nga jeta. Nje ngjarje shume e dhimbshme per familjen por dhe per miqte, nxenesit e saj per kete ndarje te papritur.

DHURATA ishte nene e dy femijeve dhe mesuese ne shkollen e kryeqytetit te Sami Frasherit.

Takimi yne i pare nuk mund te harrohet kur nje grua ne pritje te femijes se dyte hezitoi te pranonte se une isha kolegu i saj i ri, pasi realisht nuk e dinte qe une kisha ardhur me dy letra ne duar, njeren per zhvendosjen e nje kolegeje dhe tjetren per ardhjen time. Kete histori do ta kujtonim here pas here gjate gjithe periudhes 11 vjecare qe punuam se bashku.

Por te punosh ne nje kolektiv sidomos per ne qe udhetonim se bashku ndihesh shume i lidhur. Ne nje mjedis ku njerezit ndajne me njeri tjetrin jo vetem portokallet e kopeshtit tend, por dhe historite e jetes se tyre, familjes duke krijuar nje grup me norma te konsoliduara fort.

Sot me sjell ne vemendje se si cdo dite automjeti ndalonte prane shtepise suaj dhe ju ngjitnit shkallet, nje imazh i perditshem per 11 vjet rresht.

Sot kujtoj ndoshta, nje nga komunitetet e rralla te mesuesve, te cilet pas pune nuk flisnim me per pune por per gjithcka tjeter qe jeta na servirte sidomos per beqaret e grupit.

Sot sjell ne vemendje aktivitetet festive, kafet, ekskursionet, perkushtimin njerezor.

Ne ishim njerez dhe ti DHURATA ishe njeri me te gjithe elementet qe karakterizojne njeriun, i forte dhe i dobet, trim dhe i frikesuar, duke u shfaqur njerezor sepse ne jemi profesioni me njerezor qe ka shoqeria sot.

Ne sot kujtojme nje mesuese te perkushtuar e cila kishte mjaft dije dhe arriti te ndihmoje shume te rinj te gjejne vetveten ne kete bote plot ndryshim.

Sot famijla e saj percjell bashkeshorten, nenen, bijen, motren fort te dashur dhe te pazevendesueshme qe uroj te kete pasur kohe per t’u lene uraten e saj por mendoj se edhe pse ndoshta shpejtesia marramendese e ndarjes nga jeta do ju mjaftoje perkushtimi i saj ndaj jush gjate gjithe jetes se saj deri me sot.

Sot miqte, koleget, nxenesit percjellin me hidherim per pamundesine fizike per te vendosur nje lule ne shtepine e fundit tenden dhe te shoqeronin me falenderim.

Sot mund te shkruajme shume e shume rreshta te tjera per nje jete qe jetoi gjate mes nesh dhe shkurt ne jeten e saj.

Le te shoqerojne keto fjale tonat drejtuar familjes tende respektin tone dhe dhembshurine e madhe qe ndiejme per ty.

I perjetshem qofte kujtimi yt DHURATA!