Sunday , September 20 2020

Pandemia rikthen qytetarët te biçikleta në Elbasan, lulëzon biznesi riparues i biçikletave

Bllokimi i makinave në këto ditë karantine , ka nxjerrë një trendi të ri, atë të lëvizjes se biçikletave në qytetin Elbasanit.Në të gjithë rrugët e qytetit sheh qytetarë që qarkullojmjnë me biçikleta.Por krahas kësaj në këto ditë, ku shume biznese kanë qenë mbyllur, apo i ka rënë puna për shkak të mungesës të tregut , e kundërta ndodh me riparuesit e e biçikletave, të cilëve i’u është shtuar puna.

Abaz Kovaçi prej vitesh ka një servis riparimesh bicikletash ne qytetin Elbasanit, por edhe si çiklistë dhe trajnerë me ekipin e Elbasanit dhe atë kombëtarë, shprehet se karantina ka edhe anën e mirë. Ai thotë se këto ditë i kanë kthyer njerëzit tek bicikleta, një traditë e vjetër e qytetit, duke i larguar nga makina. Asnjëherë nuk ka pasur punë në biznesin e tij sa këtë muaj. Por shton se ajo që e gëzon me shumë është fakti se përtej fitimit ndjen kënaqësi kur sheh qytetar që lëvizin me bicikletë, një mundësi e mirë edhe për të reduktuar nivelin e ndotjes.

Si njeri i sportit Kovaçi i bënë thirrje të rinjëve që ti largohen makinave ,dhe ti kthehen biçikletave, sepse kjo i shërben shendetit të tyre. Ai shpreson që ky trend i ri të vijojë edhe pasi ti jemi rikthyer normalitetit./Media Line Neës!